Gjykimi i dytë ndaj Sarkozit, shpenzonte pa masë për fushatë

Vetëm ca javë pas dënimit për korrupsion, ish presidenti francez Nikolas Sarkozy doli sot para gjyqi për financime të jashtëligjshme të fushatës së tij të dështuar të vitit 2012.

Ish presidenti francez akuzohet se ka shpenzuar shumë më tepër se sa ishte i lejuar duke dyfishuar shpenzimet nga rreth 20 milion euro në mbi 40 milion.

Paratë shpenzoheshin në fushatë të stilit amerikan si dhe ai tejkaloi numrin e tubimeve edhe pse ishte paralajmëruar nga financierët e tij.

Nëse del fajtor ai pritet të dënohet me deri në një vit burgim si dhe gjobë prej 3750 eurove. /Mesazhi.com