Ballina Lajmet Kosovë Gjykata vendos për deportimin e rusëve dhe serbëve

Gjykata vendos për deportimin e rusëve dhe serbëve

Gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim rreth fatit të 6 shtetasve rusë dhe 5 shtetasve serbë, të cilët dje u arrestuan nga Policia Kufitare e Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, tha për KALLXO se ndaj të arrestuarve janë shqiptuar gjoba për kalim ilegal të kufirit dhe se gjykata ka vendosur për deportimin e tyre.

Më herët, gjatë ditës, kryeprokurori Beka tha se këta persona dyshohet se kanë lidhje me grupin që kryente stërvitje në veri të Kosovës, për ç’gjë kishte raportuar në janar të këtij viti televizioni publik i Kosovës.

“Kemi vetëm indicie të mëhershme se do grupe kanë dalë kanë bërë ushtrime, e po dyshojmë mos janë këta”, tha ai.

Duke cituar një njoftim të Policisë, KALLXO raportoi mbrëmë për arrestimin dje të 11 të dyshuarve, shtetas rusë dhe serbë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës. /Mesazhi/

Exit mobile version