Ballina Lajmet Kosovë Gjykata Speciale shpall sot vendimin e Procedurës dhe të Provave

Gjykata Speciale shpall sot vendimin e Procedurës dhe të Provave

Sot kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja An Pauwr-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017.

Shpallja e vendimit do të bëhet në orën 12:00, në ndërtesën e Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese shpallë vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave më 26 prill 2017 Të mërkurën më 26 prill 2017, Kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauwr-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017”, thuhet në njoftimin e zyrës së Dhomës Specializuar të Gjykatës Speciale.

Kryegjykatësja do të lexojë përmbledhjen e aktvendimit në anglisht. Përfaqësuesit e mediave nuk do të kenë mundësinë për të bërë pyetje, dhe në ndërtesë nuk do të lejohen kurrfarë pajisjesh apo aparatesh elektronike.

Exit mobile version