Gjyqtarja e EULEX-it, Jenifer Seal sot do të jap vendimin lidhur me ish-deputetin e PDK-së dhe komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, i cili është arrestuar dje dhe pas seancës është dërguar në paraburgim.
Syla po qëndron në paraburgim deri në një vendim të gjyqtares, e cila sipas ligjit, sot ka afatin e fundit për të vendosur nëse Syla do të lirohet apo do t’i zgjatet masa e paraburgimit.
Ai u arrestua pasi prokurori dyshon për tentim ndikimit në dëshmitarin 2. Kjo është mohuar nga avokati i tij, Tomë Gashi.