Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjykata ruse dënon shtetasin amerikan me 15 vjet burg për spiunazh

Gjykata ruse dënon shtetasin amerikan me 15 vjet burg për spiunazh

Eugene Spector

Një gjykatë lokale në Moskë dënoi sot shtetasin amerikan Eugene Spector me 15 vjet burg për spiunazh, tha media shtetërore ruse, transmeton Anadolu.

Spector, i cili ka lindur në Rusi, u dënua me 13 vjet në një koloni penale të sigurisë maksimale nga Gjykata e Qytetit të Moskës, duke e çuar dënimin e tij total në 15 vjet pasi është llogaritur një dënim i mëparshëm, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar vendimin e gjykatës.

Gjykata gjithashtu ka lënë në fuqi një gjobë prej rreth 14 milionë rublash ruse (rreth 140.000 dollarë) të caktuar më parë ndaj Spectorit, tha media, duke shtuar se çështja u dëgjua me dyer të mbyllura.

Në qershor 2021, Gjykata e Ostankinos në Moskë e dënoi Spectorin me katër vjet në një koloni penale të sigurisë maksimale për ryshfet.

Vendimi u rrëzua më vonë nga Gjykata e Qytetit të Moskës, por Spector u dënua me tre vjet e gjysmë në rigjykimin e tij në shtator 2022.

Akuzat për spiunazh kundër Spectorit u prezantuan më vonë nga Gjykata e Lefortovos në Moskë në gusht 2023.

Exit mobile version