Një gjykatës në shtetin jugor të Louisianës ka vendosur që aktivisti palestinez dhe student Mahmoud Khalil mund të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara.
Khalil, që ka statusin e banorit të përhershëm në SHBA, ndodhet aktualisht në një qendër paraburgimi në këtë shtet, ndërsa administrata Trump vazhdon me përpjekjet për dëbimin e tij për shkak të pikëpamjeve të tij pro-palestineze.
Avokatët e Khalil thonë se klienti i tyre po shënjestrohet për shkak të kritikave të tij ndaj mbështetjes së SHBA-së për Izraelin dhe luftën në Gaza.
