Ballina Lajmet Shqipëri Gjykata lë në burg dy ish-deputetët e PS-së

Gjykata lë në burg dy ish-deputetët e PS-së

Është dhënë masa e sigurisë për dy ish-deputetët e Partisë Socialiste dhe Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të japë masën “arrest me burg” për Arben Çukon dhe Arben Ndokën.

Ata u shoqëruan paraditen e sotme nga forcat e policisë drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda, për tu njohur me masën e sigurisë, shkruan shekulli.com

Të dy avokatët e tyre kanë kërkuar që dosjet e dy ish-deputetëve të veçohen nga ajo e të arrestuarve të “Vol-vo 4”, pasi personat e kësaj dosje akuzohen për trafikim të drogës dhe janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërkohë që Arben Çuko akuzohet si i përfshirë në korrupsion pasiv dhe Ndoka akuzohet për “tjetërsim prone”.

Vendimi i gjykatës për 34 të arrestuarit e “Vol-vo 4”, lihen të lirë 10 prej tyre

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë për 34 të arrestuarit nga operacioni policor “Vol-vo 4”. Gjykata ka lënë në masën e “arrestit me burg” për 24 persona, ku përfshihen këtu edhe 2 ish-deputetët e PS-së. Ndërsa ka ndryshuar masën për 10 të arrestuar, ku 8 i ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe 2 me masën “detyrim paraqitje”.

Exit mobile version