Gjykata konfirmon dënimin për Muhamed Mursin

Gjykata egjiptiane e apelit e konfirmoi dënimin me burg prej 25 vjet për presidentin e rrëzuar islamik Mohamed Morsi, i akuzuar se deri sa ishte në funksion, Katarit i ka dorëzuar dokumente sekrete shtetërore, transmetoi DPA.

Përveç kësaj, gjykata e hoqi dënimin me burg prej 15 viteve, të shqiptuar kundër Morsit për akuzë tjetër, lidhur me rastin e njëjtë, kumtoi gazeta shtetërore “Ahram”.

Gjykata tani për tani nuk i sqaroi motivet për vendimet e saja, që tani më nuk i nënshtrohen apelit.

Gjykata në Kajro në qershor të vitit të kaluar e dënoi Morsin në 40 vjet burg për dy akuza të ndara, lidhur me këtë rast.

Katari ishte aleati kyç i partisë veç më të ndaluar “Vëllazëria myslimane” e Morsit. Islamiku, i cili u bë presidenti i parë i përzgjedhur demokrat i Egjiptit, në vitin 2013 u rrëzua nga armata pas protestave masive kundër qeverisjes së tij. Pastaj kundër tij u ngritën disa lëndë penale-ligjore.

TASS vëren se gjykimi i konfirmuar kundër Morsit është i përjetshëm, por në Egjipt ky dënim kufizohet në 25 vjet burg. Përveç kësaj, gjykata e konfirmoi edhe vendimin për përcaktimin e dënimit më të rëndë për tre mbështetësit e “Vëllazërisë myslimane”, të akuzuar për të njëjtën vepër.

Gjithsej 11 persona u akuzuan për spiunazh në dobi të Katarit, ndërsa procesi ka zgjatur mbi 1 vit e gjysmë dhe në të janë mbajtur mbi 100 seanca gjyqësore.