Ballina Lajmet Kosovë Gjykata ka urdhëruar largimin e 130 familjeve nga banesat e uzurpuara në...

Gjykata ka urdhëruar largimin e 130 familjeve nga banesat e uzurpuara në “Dardani”

130 familje që jetojnë në një objekt banesor në lagjen “Dardania” në Prishtinë rrezikojnë që të mbesin jashtë.

Gjykata ka vendosur që nga nesër ata t’i lirojnë banesat e tyre pasi që Ndërmarrja Banesore pretendon se është e tyre.

Por banorët kërkojnë një marrëveshje nga komuna dhe NPB që t’ua shesë ato pasi që kanë investuar vetë.

Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.

Banorët thonë se lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që t’u njihet e drejta e tyre, raporton televizioni publik.

Exit mobile version