130 familje që jetojnë në një objekt banesor në lagjen “Dardania” në Prishtinë rrezikojnë që të mbesin jashtë.
Gjykata ka vendosur që nga nesër ata t’i lirojnë banesat e tyre pasi që Ndërmarrja Banesore pretendon se është e tyre.
Por banorët kërkojnë një marrëveshje nga komuna dhe NPB që t’ua shesë ato pasi që kanë investuar vetë.
Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.
Banorët thonë se lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që t’u njihet e drejta e tyre, raporton televizioni publik.