Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjykata iz’raelite hedh poshtë kërkesën e Ne’tanyahut për të shtyrë paraqitjen në...

Gjykata iz’raelite hedh poshtë kërkesën e Ne’tanyahut për të shtyrë paraqitjen në gjykimin për korrupsion

Gjykata e Rrethit të Kudsit hodhi poshtë sot kërkesën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të shtyrë dëshminë e tij në gjykimin e tij për korrupsion, transmeton Anadolu.

Netanyahu i kërkoi gjykatës të hënën që të shtyjë dëshminë e tij për rreth 80 ditë duke përmendur preokupimin me luftërat aktuale izraelite në Gaza dhe Liban.

Por Zyra e Prokurorit të Shtetit i k thënë gjykatës se kundërshton kërkesën e Netanyahut për të shtyrë paraqitjen e tij.

“Ne nuk ishim të bindur se ka ndodhur ndryshim thelbësor i rrethanave që do të justifikonte një ndryshim në datën që vendosëm në vendimin tonë (fillestar)”, ka thënë gjykata në vendimin e saj, siç citohet nga transmetuesi publik izraelit KAN.

Gjykata tha se ekipit mbrojtës të Netanyahut i është dhënë kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur.

“Ekipi i mbrojtjes së Netanyahut ka tre javë për t’u përgatitur përpara rifillimit të diskutimeve në të cilat do të dëgjohet dëshmia e Netanyahut”, shtoi gjykata.

Netanyahu është planifikuar të dëshmojë para gjykatës më 2 dhjetor.

Seanca e parë gjyqësore e gjyqit për korrupsion ndaj Netanyahut u mbajt më 24 maj 2020.

Netanyahu përballet me akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Kryeministri izraelit, megjithatë, mohon çdo keqbërje.

Sipas ligjit izraelit, gjyqi nuk kërkon që Netanyahu të japë dorëheqjen nga posti i tij nëse Gjykata e Lartë nuk e dënon atë, një vendim që mund të kalojë disa muaj për t’u marrë.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit vitin e kaluar, duke vrarë më shumë se 43.700 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë.

Konflikti është përhapur në Liban, me Izraelin që ka nisur sulme vdekjeprurëse në gjithë vendin në një përshkallëzim nga lufta ndërkufitare njëvjeçare midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i luftës në Gaza.

Exit mobile version