Gjykata izraelite dënon një vajzë të mitur palestineze me 13 vite burgim

Gjykata izraelite të mërkurën ka dënuar një vajzë palestineze të moshës 16 vjeçare me 13 vjet e gjysmë burg nën akuzën se vitin e kaluar gjoja tentoi të sulmojë me thikë një izraelit, njoftuan nga një organizatë joqeveritare, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë (PPS) në një deklaratë tha se Gjykata e Qarkut të Jerusalemit ka dënuar Nurhan Awad, 16 vjeçe, me 13 vite burg, dhe gjobë prej afër 8.000 dollarëve, për një sulm të pretenduar me thikë në Jerusalem gjatë nëntorit të vitit të kaluar.

“Nurhan u qëllua me armë zjarri dhe u  arrestua”, bëri të ditur OJQ-ja duke shtuar se “kurshëriri i saj, Hadil Awad, u vra nga policia në vendngjarje”.

Sipas të dhënave zyrtare palestineze më shumë se 7.000 palestinezë, në mesin e të cilëve edhe 350 minorenë, momentalisht gjenden në burgjet e Izraelit. Nga PPS-ja thanë se dy të burgosur palestinezë, Ahmad Abu Fara (29) dhe Anas Shadid (19), kanë hyrë në ditën e 60-të të grevës me uri në shenjë proteste për shkak të “paraburgimit të tyre administrativ”, në burgjet izraelite.

Në njoftimin thuhet se gjendja shëndetësore shpejtë u është përkeqësuar dhe se janë nën kujdes në Qendrën mjekësore Assaf Harofeh afër tel Avivit.

“Të dy grevistët nuk pranuan t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor dhe të pranojnē vitanima. Kanë humbur shumë në peshë dhe vuajnë nga kokëdhembja, dhimbje gjoksi dhe nivel të ulët të rrahjeve të zemrës”, theksuan nga OJQ-ja.

Nën politikën izraelite “paraburgim administrativ” nënkuptohet se të burgosurit mund të mbahen në kohëzgjatje prej një viti pa akuzë apo gjykim. Sipas të dhënave palestineze, nga 7.000 palestinezët që momentalisht janë në burgjet izraelite, rreth 700 janë në “paraburgim administrativ”.