JERUSALEM (AA) – Një gjykatë në Izrael ka dënuar me nga dy vite burgim dy fëmijë palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Muhammed Mahmud, avokati i Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, përmes një deklarate me shkrim ka theksuar se Gjykata qendrore e Izraelit ka dënuar me nga dy vite burgim dy fëmijë 13-vjeçarë, Shadi Ferah dhe Ahmed ez-Zateri.
Mahmud ka vënë në dukje se dy fëmijëve nuk u është llogaritur koha prej një viti që kanë kaluar në paraburgim. Ai ka theksuar se data e fillimit të vuajtjes së dënimit është caktuar 29 nëntori i vitit 2016, duke shtuar se fëmijëve në këtë mënyrë u është dhënë dënim prej tre vitesh.
Përndryshe, autoritetet izraelite kanë burgosur dy fëmijët palestinezë në nëntor të vitit 2015 me pretendimin se “kanë kryer tentativë për goditje me thikë”.