Ballina Ekonomi Gjykata franceze gjobit bankën zvicerane UBS me 3.7 miliardë euro

Gjykata franceze gjobit bankën zvicerane UBS me 3.7 miliardë euro

 Gjykata franceze ka urdhëruar Bankën zvicerane UBS të paguajë 3.7 miliardë euro gjobë për shkak se ka ndihmuar klientën e pasur francezë që t’i shmangen detyrimit tatimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata Penale e Parisit sot dënoi Bankën UBS për pastrim të rëndë të parave dhe marrjen e paligjshme të klientëve bankarë. Mediat franceze raportojnë se kjo është gjoba rekorde që është shqiptuar ndaj ndonjë banke ndonjëherë në Francë.

Një nga bankat më të mëdha në botë për menaxhim me pasuritë USB, thotë se nuk ka asnjë provë për parregullsi në punë dhe se ky është një proces politik.

Hetuesit pohojnë se banka zvicerane dërgoi punonjës për të kërkuar menaxherë ose sportistë të pasur në aktivitete sportive ose muzikore në Francë duke u kërkuar të depozitonin paratë në Zvicër. Pasuritë e fshehta ilegale nga klientët francezë në Zvicër në periudhën nga viti 2004 deri në vitin 2012 arritën në rreth 10 miliardë euro.

Exit mobile version