Gjykata federale “nokauton” Trumpin

Një gjykatë federale e apelit në SHBA hodhi poshtë kërkesën për zbatimin e dekretit të presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e udhëtimit në SHBA të shtetasve të gjashtë vendeve me shumicë muslimane.

Lajmin e raporton Anadolu Agency (AA).

Qarku i Katërt i Gjykatës së Apelit në shtetin e Virxhinias në SHBA ka deklaruar se hedhur poshtë ankimimin e Departamentit Amerikan të Drejtësisë lidhur me dekretin e pezulluar për kufizimin e vizave dhe ndalesën e udhëtimit për shtetasit e gjashtë vendeve me shumicë muslimane.