Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka hedhur poshtë rreth 25,000 kërkesa nga shtetasit turq të lidhur me grushtshtetin e dështuar të vitit të kaluar.
Gjykata nuk pranoi të dëgjojë rastet me arsyetimin se aplikantët, militant të Fetullah Gylenit, kishin dështuar të shteronin procedurat gjyqësore në Turqi, tha një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë Turke.
Mijëra njerëz janë arrestuar ose larguar nga puna e tyre pas lidhjeve me Organizatën e Fetullah Gylenit (FETO).
FETO dhe udhëheqësi i saj Fetullah Gylen orkestruan përpjekjen e grushtshtetit të 15 korrikut 2016, i cili la 250 persona të vdekur dhe rreth 2,200 të plagosur. /MESAZHI/