Punëdhënësit janë të lejuar që të largojnë nga puna punonjëset që mbajnë shami në kokë, ka vendosur gjykata e Bashkimit Evropian të martën, bën të ditur BBC.
Por ndalimi duhet të bazohet në rregullat e brendshme të kompanisë në bazë të të cilave kërkohet që të gjithë punonjësit të “vishen neutral”, thuhet në vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë
Vendimi i GJED vjen pasi një recepsioniste në Belgjikë u largua nga vendi i saj i punës për shkak se kishte refuzuar të heqë mbulesën.
Gjykata e Kasacionit në Belgjikë e kishte adresuar çështjen në gjykatën e lartë të BE-së për sqarim.