Gjykata e OKB-së merr vendim për Ratko Mlladiç (Live Video)

Gjykata e OKB-së për krimet e luftës në ish-Jugosllavi dorëzoi sot vendimin e saj në gjyqin e gjenocidit të Ratko Mlladiç, ish gjenerali serb i Bosnjes i akuzuar për urdhërimin e masakrës së 8,000 burrave dhe djemve muslimanë në Srebrenicë.

Prokurorët kërkuan një dënim të përjetshëm për Mlladiçin, 74 vjeç, i cili ishte komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës në luftën e Bosnjes se viteve 1992-1995. Ai gjithashtu akuzohet për krime kundër njerëzimit, rrethimin e Sarajevës, në të cilën 11,000 civilë vdiqën nga bombardimet dhe sulmet me snajper.

Masakra e Srebrenicës ishte mizoria më e keqe e Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Mlladiç u përball me 11 akuza, por ai u shpreh se nuk ndjehej fajtor për të gjitha ato. Ai pritet të apelojë nëse dënohet me burgim te perjetshem.

Srebrenica, rajon pranë kufirit lindor të Bosnjës me Serbinë, ishte caktuar “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara dhe u mbrojt nga paqeruajtësit e armatosur të U.N. Por ata shpejt u dorëzuan kur forcat e Mlladiç e sulmuan atë më 11 korrik 1995. /MESAZHI/