Shefi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e ka kritikuar kryeministren serbe, Ana Branabiq për mohimin e gjenocidit në Serbrenicë, shkruan “Zëri.info”.
Theodor Meron, shefi general i Gjykatës Ndërkombëtarë të kombëve të Bashkuara e ka kritikuar Kryeministren serbe Ana Branabiq për mohimin e gjenocidit në Serbrenicë gjatë vitit 1995.
Ai e ka kritikuar kryeministren serbe të martën gjatë vizitës së tij në Beograd.
“Nuk e ndihmon qeverinë e Serbisë që ta sfidojë drejtësinë e vënë nga institucione ndërkombëtare të drejtësisë”, i ka thënë Meron kryeministres serbe Ana Brnabiq.