Ballina Sport Futboll Gjykata e Arbitrazhit Sportiv arsyeton vendimin për Kosovën

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv arsyeton vendimin për Kosovën

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, ka lëshuar komunikatën për media, duke dhënë arsyetimet përse refuzoi kërkesën e Federatës së Futbollit të Serbisë për të rrëzuar vendimin e UEFA-s për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Paneli i CAS-it i ngarkuar me këtë çështje theksoi se Federata e Futbollit e Serbisë kërkoi sqarime duke pasur parasysh se sipas tyre është thyer statuti i UEFA-s (neni 5) dhe kërkoi sqarime. Dispozita e tillë thekson se anëtarësimi në UEFA është i hapur për Federatat që ndodhen në Kontinentin e Evropës, duke u bazuar në një vend i cili njihet nga Kombet e Bashkuara, si shtet i pavarur”, thuhet në komunikatën e CAS-it, shkruan Gazeta Olle.

Më tutje, jepet arsyetimi përse u refuzua kërkesa e tyre. “Duke pasur parasysh se nuk ka njohje formale të një vendi nga Kombet e Bashkuara, Paneli i CAS-it, interpretoi artikullin 5 të Statutit të UEFA-s, në kuptimin se territori në të cilin Federata e Futbollit ësthë e vendosur, është njohur nga shumica e shteteve anëtare të OKB-s, si një “shtet i pavarur”. Paneli i CAS-it gjeti se ky parakush u pëmbush në lidhje me FFK-n, dhe si përfundim i tillë, ishte në përputhje me vullnetin e shprehur nga shumica e federatave anëtare në Kongresin e UEFA-s, për ta pranuar FFK-n si anëtare të re të UEFA-s, dhe si pasojë e kësaj u refuzua ankesa e FFS-s”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Arbitrazhit sportive.

Exit mobile version