Ballina Arritje Teknologji Gjykata bën përgjegjës NSO Group për hakimin e përdoruesve të WhatsApp

Gjykata bën përgjegjës NSO Group për hakimin e përdoruesve të WhatsApp

WhatsApp dhe kompania mëmë, Meta, paditën NSO Group në gjykatë në2 019-ën duke e akuzuar për përhapjen e maluerëve në 1,400 pajisje në 20 vende të botës me objektivin për ti përgjuar ato.

Një gjykatë federale në Kaliforni doli në mbështetje të WhatsApp i cili pretendon se NSO Group, kompania Izraelite e mbikëqyrjes kibernetike pas softuerit të përgjimit Pegasus, ka hakuar sistemet e saj duke dërguar maluerë përmes serverëve të kompanisë tek mijëra përdorues të aplikacionit.

WhatsApp dhe kompania mëmë, Meta, paditën NSO Group në gjykatë në 2019-ën duke e akuzuar për përhapjen e maluerëve në 1,400 pajisje në 20 vende të botës me objektivin për ti përgjuar ato.

Më pas kompania zbuloi se shënjestër e sulmit kanë qenë gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut, liderë të shquar botërore dhe disidentë politikë.

Washington Post raportoi se gjykatësja Phyllis Hamilton kishte arritur në përfundimin se NSO Group ka shkelur Aktin e Amerikane të Abuzimit dhe Mashtrimit Kompjuterik.

NSO Group kundërshtoi gjetjet dhe refuzoi të pranonte se është përfshirë në sulme. Kompania thotë se qëllimi i saj i vetëm është ofrimi i softuerëve të inteligjencës për qeveritë dhe agjencitë ligjzbatues për të luftuar terrorizmin dhe krimin.

NSO Group argumenton se nuk duhet të mbahet përgjegjës për sulmet sepse ajo thjeshtë shet shërbime për agjencitë shtetërore të cilat vendosin vetë më pas se kush janë objektivat. Në 2020-ën Meta shkoi më tutje duke e akuzuar firmën se ka përdorur serverët e saj për të kryer sulme me spyuerin Pegasus.

Gjykatësja Hamilton ka vendosur që Grupi NSO ka shkelur CFAA, sepse firma duket se e pranon plotësisht se programi i modifikuar i WhatsApp që klientët e saj përdorin për të shënjestruar përdoruesit, dërgojnë mesazhe përmes serverëve të vetë WhatsApp. Këto mesazhe bëjnë të mundur që Pegasus të instalohet në pajisjet e përdoruesve.

Exit mobile version