GJYANAHET QË NJERËZIT NUK RUHEN PREJ TYRE

Po vëllezër të mi! Ka shumë gjynahe të natyrës morale dhe shoqërore që shumë nga ne as që e çajmë kokën bile, sepse kur përmendet “Gjynahu i Madh” neve na shkon mendja tek zinaja, alkooli, vjedhja etj.
Lexoni me vëmendjeh dhe gjykoni me mendjen tuaj vetë; i Dërguari s.a.v.s. ishte në prani të shokëve të vet dhe pasi ishte pak i shtrirë u ngrit ulur dhe me plot seriozitet tha: “..(gjynahu më i madh është):

  • Dëshmia e rrejshme (fjala e pavërtetë)..këtë e përsëriti tre her. E shokët thonin ah sikur të heshtim!
    Dëshmia e rrejshme sot është prezente tek ne. E çfarë të themi për ata që punojnë në media dhe gazetari që me lapsin e tyre bëjnë kurvëri!! A e çan dikush kokën prej tyre për këtë?
  • Po çfarë të themi për jetën e keqe që e jetojmë, a është jetë hallall apo haram?? Për këtë kush duhet të flasë?! Shumë lehtë është të dimë hallallin dhe haramin që e dimë, por që jeta është bërë haram?!!

Gjynhet e mëdha në kohën moderne:

Doemos muslimani ta dijë se cilat janë sot gjynahet e mëdha (krimet), fëlliqësirat e padurueshme të përhapura në mesin tonë, që disa njerëz nuk i dinë fare, sepse dinë që vetëm zinaja, alkooli etj janë harame! Sdo mend se haramet e kohës sonë janë shumë më të rrezikshme, sepse ato shkatërrojnë shoqërinë.
Cilat janë ato:

  • Falsifikimi i zgjedhjeve parlamentare (lokale) etj – është harami dhe krimi i sodit.
  • Zgjedhja e narkodilerëve për parlament është krimi më i madh sot.
  • Burgosja e njerëzve të pafajshëm, pa gjykim dhe pa prova.
  • Burgosja e fjalës së lirë.
  • Ndryshimi i kushtetutës sipas qefit të pushtetmbajtësve.
  • Tregtia me mallra të falsifikuara, mallra ushqimore me afat të skaduar, me rreze helmuese, përbërje kimike të sajuara.
  • Tregtia me fara të bimëve të falsifikuara ose kancerogjene.
  • Falsifikimi në mjetet e ndërtimtarisë, pakësimi i elementeve ndërtimore, ndërtimi i parregullt.
  • Monopoli i gjërave të domososhme për popullin, ushime, ilaçe, veshëmbathje, mjete ndërtimore, të gjtiha janë monopol i një shtrese të njerëzve, që vetëm ata të pasurohen..
  • Produkcioni i filmave me karakter shthurës, filmat epizodik me karater shfrenues, pornografia, janë krime të mëdha dhe harame me karakter rrënues..
  • Fjalët e kota dhe futja e vetes në gjëra të pavërteta, krim i pafalur..
    Ju vëllezër të mi! Mos e jetoni jetën me hamendje, por me dritën e Islamit.

Shejh Dr. Jusuf el-Kardavi
Përktheu: Mr. Abdusamed Zeqiri