Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, se atyre iu është dhënë mbështetje e Qeverisë, institucioneve dhe Presidentit të Republikës Hashim Thaçi, në luftën për mbijetesën e popullit të Kosovës dhe se ata do të mbështesin vendimin e tyre duke hyrë në qeverinë e kryesuar nga Ramush Haradinaj, transmeton Koha.net.
Lista Serbe para votimit të Qeverisë qëndroi në Beograd për takime konsultuese me zyrtarët atje.
Seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së Kosovës është thirrur për në orën 16:00, ndërsa votimi pritet të bëhet kur deputetët e Listës Serbe të kthehen në Kosovë.
Kujtojmë se sot Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Qeverinë e Kosovës mund ta marrin vetëm serbët, të cilët ruajnë ekzistencën e popullit të tyre në Kosovë.
“Por, populli ynë në Kosovë ndodhet para një vendimi të vështirë: të shkojë me Haradinajn, ose me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, e cila ka program më ekstrem se sa Haradinaj, bashkimin në Shqipërinë e Madhe”, ka thënë Vuçiq.