I ashtuquajturi drejtor i Zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është ankuar se asnjë zyrtar nga Prishtina nuk i kërkoi falje për, siç e quan ai incidentin që ndodhi në natën e 21 shtatorit.
Gjuriq është ndaluar nga policia në Graçanicë e më pas është liruar, por të nesërmen është detyruar nga autoritetet në Kosovë që ta lë Kosovën, pasi që, sipas zëvendës-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, Gjuriq nuk e kishte respektuar marrëveshjen me Kosovën.
Gjuriq gjithashtu theksoi se pas disa ditësh do ta vizitojë sërish Kosovën.