Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë që serbët në këto zgjedhje komunale do të vendosin për fatin e dhjetë komunave serbe, se a do të qëndrojnë pranë Beogradit apo Prishtinës, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
“Serbët në Kosovë duhet të jenë të bashkuar. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që kanë të drejtë vote ta shfrytëzojnë atë, për të mbështetur politikën shtetërore të Serbisë për të qëndruar të bashkuar”,ka thënë Gjuriq./Mesazhi/