Ballina Lajmet Kosovë Gjuriq në Leposaviq: Trepça mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së...

Gjuriq në Leposaviq: Trepça mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së Serbisë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar sot se punëtorët e Trepçës (pjesës veriore) mund të llogarisin për çdo lloj mbështetje të Qeverisë së Serbisë.

Sipas tij, Ligji i Trepçës nuk prodhon asnjë efekt juridik për shkak se ai është anuluar me vendim të Qeverisë së Serbisë.

Gjatë vizitës që u bëri minatorët e Trepçës në Leposaviq, Gjuriq përcolli mesazhin se Trepça mund të llogarisin në mbështetjen e Qeverisë së Serbisë, jo vetëm politikisht, por edhe mbështetje juridike dhe financiare, transmeton lajmi.net.

“Është detyra jonë, është që të mundësojë që Trepça të vazhdojë të funksionojë dhe se mesazhi më i rëndësishëm është se Trepça mund të mbështetet nga Serbia, nga qeveria serbe, politikisht, ligjërisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”, ka thënë Gjuriq.

Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha se ky vendim nuk ka asnjë efekt juridik, ky vendim e ka shtrembëruar ligjin dhe se qeveria e Serbisë e ka anuluar vendimin e gjykatës.

Mbështetjen politike për Trepçën, ai e shpjegoi se do të bëhet çdo gjë për të luftuar që Trepça të mbetet në duart e njerëzve të këtij rajoni.

Ai tha se Qeveria e Kosovës është duke tentuar të kërcënojë ekzistencën e gjithë popullit serb në këtë pjesë të Kosovës, por ai paralajmëroj se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

Exit mobile version