Gjuriq në Graçanicë e quan Kosovën zemra e Serbisë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se serbët do të vazhdojnë që të luftojnë për Kosovën dhe se këtë vend ai nga Graçanica e ka quajtur zemra e Serbisë.

Përpos kësaj, Gjuriq ka deklaruar se pas festës së Vidovdanit, Qeveria e Serbisë do t’i tregojë Listës Serbe se si të veprojë lidhur me situatën politike në Kosovë.