Ata e përsërisin këtë 10 mijë herë në ditë, duke plotësuar 11 orë gjumë
Gjumi I pingiunëve zgjat 4 sekonda, dhe këtë e përsërisin 10 mijë herë në ditë, duke kompletuar pothuajse 11 orë gjumë në total. Shkëputjet e shpeshta të përgjumjes duket se janë zhvilluar si përgjigjie e natyrës për të mos humbur kurrë kontrollin e folesë së zogjve të tyre nga gjahtarët, nga rreziqe te ndryshme apo nga incidente nga anëtarë të tjerë të kolonisë.
Gjatë gjumit, në mbretërinë e kafshëve, përfshirë njeriun, përgjigjiet ndaj stimujve të jashtëm reduktohet ndjeshëm, duke e bërë subjektin të jetë i dobët dhe i pafuqishëm për të rënë pre e gjahtarëve, në bazë të zinxhirit të jetës. Për të kufizuar këtë problem, shumë kafshë adoptojnë një strategji me gjumë të shkëputur në faza të shkurtra dhe të shpeshta, por sjellja e pinguinëve është ajo më ekstremja e verifikuar deri më sot. Kjo specie pinguinësh, ka një jetëgjatësi 15-20 vjet, dhe peshojnë nga 3-5 kg.