Gjumi i pamjaftueshëm apo gjumi i tepërt e bën zemrën më të vjetër se njeriu?

Ju nuk duhet të flini shumë pak, por as nuk është mirë të flini shumë!

Kërkimet e fundit sugjerojnë që të rriturit që flenë shumë pak ose e teprojnë me gjumë janë në rrezik më të madh nga sulmi në zemër ose goditja në tru.

Shkencëtarët thonë se kjo mbase shihet më së miri nga fakti se “zemra e tyre është më e vjetër se ata vetë”.

Një studim i gjerë amerikan ka zbuluar se njerëzit që flenë shtatë orë natën kanë një zemër 3.7 vjet më të re se mosha e tyre biologjike, ndërsa ata që flenë gjashtë ose tetë orë kanë një zemër 4.5 vjet më të vjetër se sa do të duhej.

Rreziku më i madh është tek ata që flenë pesë ose më pak se pesë orë, zemra e tyre është pesë vjet më e vjetër se mosha e tyre biologjike.

Është përcaktuar gjithashtu që periudha më të gjata me gjumë të pamjaftueshëm kanë pasoja negative në disa sisteme të trupit, përfshirë edhe sistemin kardiovaskular. /Telegrafi/