Koha e përgatitjes në total-30 minuta
Përbërësit për 2/3 persona: 4/5 gjokse pule në feta të holla, 100 g domate qershi, 100 g djathë Scamorza i tymosur, i prerë në kubikë të vegjël ose djathë tjetër që shkrin, 1 lugë djathë Parmigiano i grirë, pak rigon, disa kokrra ullinj të zinj pa bërthamë, kripë, piper, bukë e thekur e grirë.
Përgatitja: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Në një tavë ku kemi spërkatur vaj ulliri vendosim fetat e mishit, domatet të prera në mes, djathin Scamorza, ullinjtë, rigon, kripë, piper, djathin Parmigiano dhe pak bukë të thekur të grirë. I spërkasim sipër me pak vaj ulliri dhe e vëmë tavën të piqet në furrë për rreth 25/30 minuta, por 4 minutat e fundit e vendosim tavën me funksionin grill sipër.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj