Banderolat kundër Kosovës dhe UEFA-s nuk kanë të ndalur në stadiumet serbe. Gjatë ndeshjes së zhvilluar mes Crvena Zvezdës dhe Vozhdovacit, dëgjoheshin brohorimat në kor edhe kundër Federatës së Futbollit të Serbisë.
Sipas mediave serbe se tifozët e Crvena Zvezdës pothuajse gjatë 90 minutave bërtisnin: “Federatë e futbollit, ti je turpi i Serbisë!”. Për këtë arsye skuadra nga Beogradi është gjobitur për shkak të një baneri që tifozët e saj kishin shpalosur kundër UEFA-s dhe Kosovës.
Ditë më parë në banerin që u zbulua në ndeshjen ndaj Spartakut, shkruhej: “UEFA përkrah terrorizmin”, duke aluduar në përkrahjen që UEFA i ka dhënë Kosovës. Ekipi serb është ndëshkuar me gjobë prej 1600 eurosh.