Ata që do këpusin zambakun i cili në literaturë quhet “Mis/Akkuş” i zbuluar për herë të parë në Ordu të Turqisë në vitin 1993, do të paguajnë gjobë në vlerë prej rreth 9.200 euro (60 mijë lira) për çdo rrënjë.
Ordu, qytet i pasur me florë dhe faunë është shtëpi e mbi 1.700 llojeve bimore të regjistruara nga të cilat 130 janë endemike. Një ndër bimët që tërheq më së shumti vëmendje është edhe zambaku “Mis/Akkuş” i cili ka një jetë prej 15-20 ditësh dhe del në pah në muajin qershor.
Ky lloj i bimës mbrohet nga Drejtoria e Menaxhimit të Pyjeve.
Drejtori rajonal për menaxhimin e pyjeve, Soner Yılmaz në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se bima gjendet vetëm në këtë rreth të qytetit Ordu, përkatësisht në Akkuş dhe se për herë të parë është fotografuar nga dy shkencëtarë në vitin 1993.
Ai potencoi se në kuadër të punimeve shkencore, bima ka marrë vendin e saj në literaturë në vitin 1993. Ai tregoi se emri latin i zambakut është “Lilium Akkusianum”.
Yılmaz tregon se zambaku ka një gjatësi prej 1,5 metra, duke shtuar se ka një jetëgjatësi prej 15-20 ditësh, varësisht nga kushtet klimatike.
“Zamabaku Mis/Akkuş është një ndër bimët që ne jemi duke e mbrojtur. Dënimi për këputjen ose zhvendosjen e një rrënje të këtij zambaku është 60 mijë lira (rreth 9.200 euro)”, u shpreh ai.