Hetimi i GNJP-së mund të hap rrugën për procedura ligjore kundër Tel Avivit për krime lufte në territoret palestineze
Kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka hapur një hetim për krimet e kryera në territoret e pushtuara palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeprokurorja Fatou Bensouda tha në një deklaratë se hetimet “do të kryhen në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe objektive, pa frikë ose favorizim”.
Njoftimi erdhi gati një muaj pasi GJNP vendosi se kishte juridiksion mbi krimet e kryera në territoret palestineze, duke përfshirë ato të pushtuara nga Izraeli që nga viti 1967.
Hetimi i GNJP-së mund të hap rrugën për procedura ligjore kundër Tel Avivit për krime lufte në territoret palestineze.
“Zyra ime mirëpret mundësinë për t’u angazhuar si me Qeverinë e Palestinës, ashtu edhe me Qeverinë e Izraelit, për të përcaktuar se si drejtësia mund të vihet më mirë brenda një kornize të veprimit plotësues të brendshëm dhe ndërkombëtar”, tha Bensouda në deklaratën e saj.
“Në këtë mënyrë, ne mund të shpresojmë të arrijmë një farë mase llogaridhënieje dhe drejtësie në favor të viktimave palestineze dhe izraelite të krimeve sipas Statutit të Romës”, shtoi ajo.
Palestina është palë në traktatin themelues të GJNP-së, Statutin e Romës, që nga viti 2015, dhe ka kohë që ka kryer përpjekje diplomatike për hapjen e hetimit për krime lufte nga Izraeli në territoret e pushtuara.