Ballina Uncategorized Gjithçka që ju nevojitet për dobësim e gjeni në këtë listë!

Gjithçka që ju nevojitet për dobësim e gjeni në këtë listë!

IMG_4780 zoom.jpg

Dieta mesdhetare përfshin ushqime që mund ta ndihmojnë metabolizmin tuaj për të djegur më shumë yndyrna dhe për t’u ndjerë më të ngopur, pa rënë në tundim për të konsumuar ushqime me kalori të larta.

Cilat janë ato? Më poshtë, lista e plotë me 10 prej tyre:

1. Uthulla

Uthulla, së bashku me vajin e ullirit, është një shoqëruese e shkëlqyer e ushqimeve tuaja. Shumë studime sugjerojnë se uthulla e ndihmon trupin për të luftuar yndyrnat.

2. Kafeja

Ka një nivel të ulët të kalorive dhe aktivizon metabolizmin, por vetëm pak. Kini kujdes, pra, për të mos i shtuar shumë teksa e konsumoni, që të mos humbni ekuilibrin.

3. Shalqiri

Është njëri prej ushqimeve që përmbajnë sasi të mëdha uji dhe që siguron një ndjenjë të madhe të ngopjes. Ai ka vetëm 16 kalori për 100 gramë, është pa yndyrë dhe ka nivel të ulët të sheqerit. Shija e ëmbël e tij, në fakt, nuk është nga sheqernat, por substanca aromatizuese natyrale që kontribuojnë në një ndjenjë të ngopjes. Mundohuni të hani një fetë para se të uleni në tavolinë dhe ju do të shihni sesi oreksi juaj do të pakësohet dhe kësisoj, ju do të hani më pak.

4. Sallata

A ka ndonjë mënyrë që ta shtoni ndjesinë e ngopjes? Hani një tas sallatë para fillimit të vaktit. Sallata jeshile, për shembull, është e pasur me ujë.

5. Speci

Përmban një substancë pa shije, capsaic-in, i cili duket të është në gjendje për ta frenuar oreksin tuaj dhe ta përshpejtojë metabolizmin tuaj, por vetëm për pak.

6. Dardha & molla

Të dyja këto fruta mund të hahen si një meze e lehtë, sepse të dyja përmbajnë ujë që ju ndihmon të ndiheni më të ngopur. Jo vetëm molla, por edhe dardha janë të ulëta në kalori dhe të larta në fibra.

7. Agrumet

Portokallja e kuqe sidomos. Është një frut i cili është futur gjithmonë në dieta, jo aq shumë për aftësinë për të djegur dhjamin, sesa për sasitë e ulëta të kalorive si edhe më pak sheqerna.

8. Çaji jeshil

Përbërësit aktivë të çajit jeshil mbeten të paprekur dhe thithen menjëherë nga trupi. Për të marrë efektet e mira duhet të konsumoni çaj jeshil në sasi të mëdha, të paktën pesë gota në ditë, të barabarta me një litër.

9. Perime të paziera

Ato mund të jenë një alternativë e mirë për dobësimin tuaj. Teksa i përtypni të gjalla, ato përmbajnë sasi të mëdha uji, e cila ju jep një ndjenjë më të madhe të ngopjes.

10. Ujë dhe vetëm ujë

Sa më shumë ujë të konsumoni gjatë ditës suaj, aq më shumë kalori të

tepërta digjni dhe në të njëjtën kohë, aq më të ngopur ndjeheni, duke

mos patur mendjen tek të ngrënit e tepërt.

Exit mobile version