Ballina Artikuj Gjithçka që ju intereson për burgun famëkeq të Saydnayas

Gjithçka që ju intereson për burgun famëkeq të Saydnayas

“KASAPHANJA NJERËZORE” – SAYDNAYA, KU VDEKJEN DHE JETËN I NDANTE NJË FIJE PERI

HYRJE

Pas rrëzimit të diktatorit famëkeq sirian Bashar al-Assad, doli në sipërfaqe një nga mizoritë e njohura nga larg, por të papara nga afër, burgjet kampe. Burgu Saydnaya apo i quajtur me të drejtë “Kasaphanja njerëzore” më tronditi thellë emocionalisht. “Vallë, i bëka njeriu-njeriut mizori të tilla?”-ishte pyetja që më shqetësonte vazhdimisht dhe me shkaktonte turbullira e pagjumësi. Pastaj shikoja fotografitë dhe po, ishin të vërteta! O Zot! Njëmend ishin të vërteta… Dhe pastaj i mendoja fëmijët e mi, botën ku po jetojmë, dhe mornicat më mbulonin trupin. Lexoja më tepër, tmerrohesha më tepër! Rrënqethësha! Duhej të bëja diçka. Nuk me dukej normale që askush nuk po fliste për këtë, as mediat lokale, as OJQ-të, askush fare! Dhe vendosa të marr artikuj, dëshmi, nga organizata ndërkombëtare dhe agjenci të besueshme botërore lajmesh rreth këtij burgu-kamp dhe më e shumta që mund të bëja ishte t’i përktheja në gjuhën tonë shqipe, që populli ynë t’i kuptoj dhe lexoj në gjuhën e tij tmerret e një populli, tmerret e qënive njerëzore të shkaktuara nga njeriu ndaj njeriut, dhe ndoshta disa mbushen mend.

©Përkthyesi: Arben Desku

___________________________________________

RRETH SAYDNAYA

©Amnesty International (official website)

“It brakes the human” (E thyen njeriun), 2016

“Kushdo që lihet në atë burg është i vdekur, jam i sigurt për këtë.”

(Ibrahimi-një i mbijetuar i Burgut Ushtarak Saydnaya)

Burgu Ushtarak Saydnaya ndodhet 30km në veri të Damaskut, Siri. Burgu është nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe operohet nga Policia Ushtarake. Saydnaya u bë famëkeq për përdorimin e torturës dhe forcës së tepruar pas një trazire nga të burgosurit në vitin 2008. Janë dy ndërtesa në kompleksin Saydnaya, që mes tyre mund të zënë 10-20.000 të burgosur.

Që prej fillimit të krizës në Siri në vitin 2011, burgu është bërë destinacioni i fundit për bashkë kundërshtarët paqësor dhe autoritetet e poashtu për personelin ushtarak të dyshuar për kundërshtim të regjimit. Të arrestuarit në përgjithësi transferohen në këtë objekt pasi kanë kaluar muaj ose vite në arrestim në vende të tjera. Transfere të tilla shpesh zënë vend pas një gjykimi flagrant të padrejtë në ndonjë gjyq sekret ushtarak. Të tjerët vijnë në burg pa parë fare gjykatës dhe pa qënë fare të njoftuar rreth padive të supozuara ose për sa gjatë do të jenë në mbajtje.

Amnesty International foli me të mbijetuar të Saydnaya, që të gjithë raportuan të rrahura sistematike ditore, kushte çnjerëzore, trajtim degradues dhe poashtu të burgosur që vdesin në baza ditore. Shumicës u mohohej ushqim dhe ujë për faza të zgjatura. Rojet mizorisht zbatojnë një rregull të heshtjes absolute.

Nuk ka marrje në pyetje në Saydnaya. Tortura nuk përdoret për të nxjerrë informata, por dukshëm si një mënyrë degradimi, ndëshkimi dhe nënçmimi. Të burgosurit shënjestrohen pamëshirshëm, të paaftë për të “pranuar” për ta shpëtuar vetën prej rrahjeve të mëtejshme. Të mbijetuarit thonë që i kishin drojë vizitat familjare pasi gjithmonë përcilleshin nga rrahje të shumta. Të burgosurit nuk kanë çasje në avokat. Në raste të ndryshme, familjarët njoftohen nga qeveria që të burgosurit kanë vdekur, kur në fakt ata mbaheshin ende në Saydanya.

 * * *

RREGULLAT E BURGUT SAYDNAYA

1. Duhet të mbahet qetësi absolute

Të gjithë ish të burgosurit thanë që ishte e ndaluar të bëjë zë, madje edhe kur rraheshe nga rojet.

2. Rojet nuk duhet të shikohen

Ish të burgosurit ishin të udhëzuar që nuk ishin të lejuar t’i shihnin fytyrat e rojeve. Bassel (njëri nga ish të burgosurit) për shembull shpjegon: “Ata na thanë t’i vendosim fytyrat në tokë. Roja tha që nëse shoh ndonjë sy hapur, hidhërimi i Zotit do jetë më i mëshirshëm se unë. Këtu e kuptova që kishim hyrë në një kasaphane”.

3. Pozitat duhet adaptuar kur të arrijnë rojet

Për të shmangur pamjen e fytyrave të rojeve, të burgosurit në përgjithësi nuk i kishin sytë e lidhur, por duhej të merrnin një pozitë sapo dëgjonin afrimin e rojeve. 

4. Transferi mes çelishë duhet bërë në “tren”

Omar S (një ish i burgosur) rrëfen: “U transferova nga një çeli nëntokësore në një çeli né katin e tretë. Për të arritur tek çelitë e reja ne duhej të ecnim përmes atij që njihej si “treni i vdekjes”. Aty ishte ku baxikisht ishim komplet të zhveshur dhe lëviznim përmes korridoreve e shkallëve duke u kapur prej belit të njeriut që ishte para nesh me koka të ulura. Gjatë rrugës rojet na rrihnin sa mundnin-si gjithmonë me fokus në kokë. Ata përdornin gypa uji, plastik dhe metalik, kabllo elektrike, etj. Shumë njerëzve ju binte të fikt. Sigurisht nëse të binte të fikt me siguri vdisje pasi bije nga treni dhe vazhdohej të rriheshe. E vetmja mënyrë e mbijetesës ishte të mos ndalosh lëvizjen dhe të mos e lëshosh kurrë njeriun para teje që je kapur në të.”

5. Ushqimi nuk duhet prekur pa autorizim nga rojet

Kur rojet sjellin ushqim në burg, të burgosurit nuk janë të lejuar të hanë derisa të arrijë sinjali nga roja, që mund të vazhdojë me orë të tëra prej kur ushqimi është sjellë brenda. Shappal (një ish i burgosur) përshkruan gjendjen: “Ata na torturonin me ushqim. Kur e sillnin brenda, nuk na linin ta hanim deri natën vonë. E sillnin rreth orës 8 o 9 paradite dhe nuk na linin ta hanim tërë ditën.”

6. Batanijet duhet përdorur vetëm gjatë natës

Të burgosurit që ishin të pajisur me batanije tregojnë që nuk ishin të lejuar t’i përdorin gjatë ditës, pa marrë parasyesh sa ftohtë ishte në çeli.

* * *

Çelitë nëntokësore

Të burgosurit thanë që zakonisht mbeteshin në ato çeli deri të transferoheshin në burg tjetër, liroheshin apo vdisnin.

Rrahjet e përditshme

Të gjithë të mbijetuarit përshkruajnë të jenë rrahur në baza ditore nga rojet. Të mbijetuar të ndryshëm shikuan të burgosur të tjerë të vdisnin nga rrahja. Salam, një avokat nga Aleppo (i mbijetuar) përshkruan:

“Ata sollën 6 trupa dhe i varën në pozitën shabeh (vendosje e trupit në pozitë të papërshtatshme për ta torturuar). Pastaj sollën 14 të burgosur të gjallë dhe i varën edhe ata në pozitën shabeh. Vazhduan t’i rrahin. 6 trupat e vdekur u hoqen… 14 të tjerët u sollën në çelinë tonë”.

“Ishin dy 17 vjeçar (në çelinë time). Vdiçen. Trupat e tyre nuk mund ta duronin këtë. Më shumë se 10 njerëz mbi 50 vjeç vdiçen. Prej të gjithë të burgosurve në çelinë time, 15 me të cilët kisha lidhje personale vdiçen në prehërin tim.”

Dhuna seksuale ndaj të burgosurve

Të mbijetuar të ndryshëm përshkruajnë të kenë dëshmuar dhunë seksuale gjatë qëndrimit në Saydnaya. Omar S (një i mbijetuar) tha:

“Është një roje që është i famshëm për gjëra të tilla. Për shkakt të situatës tonë-ne dukemi shumë keq, dhe mbajmë erë të keqe-kështu që rojet nuk bëjnë ndonjë hap ndaj nesh. Por prapë, një herë roja na zhveshi të gjithëve. Dhe zgjodhi dy prej nesh, njërin shumë të madh, tjetrin shumë të vogël. I thirri të shkonin të ai. U tha të rrotulloheshin dhe t’i tregonin trupat e tyre. Pastaj urdhëroi të madhin ta dhunonte të voglin. Për shkak të situatës, torturës, ai nuk mundej, edhe po të tentonte. Roja i tha që o do ta bënte, o do të vdiste.”

___________________________________________

Drejtori i Helmetave të bardha të Sirisë thotë që Saydnaya ishte “ferr” për të burgosurit

Raed al-Saleh i tregon Al Jazzera-s shpëtuesit gjetën trupa në furra dhe ekzekutimet zunë vend në baza ditore në objektet famëkeqe të ndalimit

©Al Jazeera

Publikuar me 9 dhjetor, 2024

Shpëtuesit sirian janë duke kërkuar përmes burgut famëkeq Saydnaya afër Damaskut për të gjetur dhe liruar të burgosur ndërkohë që zbulojnë abuzime që zunë vend përgjatë sundimit të ish-Presidentit Bashar al-Assad. Raed al-Saleh – drejtori i organizatës Mbrojtja Civile e Sirisë, e njohur edhe si Helmetat e Bardha – tha të hënën që burgu ishte “ferr” për të burgosurit në të. “[Saydnaya] nuk jep përshtypjen që është burg. Është një kasaphane njerëzore ku qëniet njerëzore janë masakruar dhe torturuar,” al-Saleh i tha Al Jazeera-s. Ai shtoi që shpëtuesit panë trupa në furra, duke thënë që ekzekutimet zunë vend në baza ditore në kompleks.

Luftëtarët opozitarë hynë brenda objektit herët të dielën dhe liruan mijëra të burgosur përderisa po avanconin drejt Damaskut në një ofenzivë të shpejtë që mbaroi në kolaps të qeverisë së al-Assad fundin e sundimit 50 vjeçar të familjes së tij mbi Sirinë. Për kritikët e al-Assad, Burgu Saydnaya paraqet brutalitetin e qeverisë Bathiste, dhe fundi i saj shënon një kapitull të ri për Sirinë.

“Ne njoftojmë fundin e periudhes se tiranisë në Saydnaya,” udhëheqësi i Opozitës siriane tha të dielën përderisa ushtarët e tij vërshusn objektin e ndalimit. Al-Saleh i tha Al Jazeera-s që shpëtuesit gjetën shenja vdekatare abuzimi në burg. “Në Saydnaya dhe burgje të ngjashme, ekzekutimet zinin vend në baza ditore. Kishte trupa të vdekur në furra,” tha ai. Al-Saleh shtoi që një ish i burgosur i tha atij që ai ishte i caktuar të ekzekutohej sot, në ditën e njejtë që u lirua. Ai tha që të burgosurit e liruar ishin në gjendje të mjerueshme shëndetësore. Sipas shefit të Helmetave të Bardha, 50-100 njerëz ishin ekzekutuar çdo ditë brenda burgut, që në masë të madhe mbante brenda të burgosur politikë që kishin kundërshtuar sundimin e Assad-it.

Një raport i vitit 2017 nga Amnesty International tha “vrasje, torturë, zhdukje e dhunshme dhe shfarosje” kishin qënë gjërësisht të përhapura në burg prej vitit 2011 kur lufta shpërtheu në vend. Organizatat e të drejtave kanë gjetur që këto praktika janë krime kundër njerëzimit. Një raport i vitit 2014 nga Human Rights Watch vërtetoi llogari nga ish të burgosurit e burgut për vdekje madive në objektin e ndalimit. Helmetat e Bardha kanë ndihmuar në lirimin e 20-25.000 të burgosurve nga Saydnaya sa për të hënën, tha al-Saleh, duke shtuar që dhjetra mijëra mbesin të pallogaritur. Të burgosurit e liruar kanë përshkruar rajone të burgut që kërkojnë kode speciale për tu arritur dhe korridore sekrete ende mbajnë të burgosur, por al-Saleh tha jo “dhoma të fshehta” janë gjetur brenda kompleksit, duke shtuar që hetimet dhe kërkimet në Saydnaya e poashtu në burgjet e tjera mbesin në zhvillim. “Ne do të paguajmë këdo që mund të na jap informata rreth burgjeve të fshehta në çdo pjesë të Sirisë,” tha ai.

Ndërkohë, Sirianët me të afërm të zhdukur vazhdojnë kërkimin për të dashurit e tyre me shpresë që do t’i gjejnë në Saydnaya ose në burgje të tjera. Të dielen, aktivistët opozitarë ndanë video që shfaqin rebelët duke liruar dhjetra gra nga burgu. Të paktën një fëmi i vogël u pa mes tyre.

___________________________________________

‘Kasaphanja njerëzore’

©France24

Publikuar me 9 dhjetor, 2024

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup që mbledh të dhëna rreth luftës, vlerësoi në vitin 2022 që më shumë se 100.000 njerëz kanë vdekur, shumica prej tyre nën torturë në burgjet e Assad-it që prej fillimit té luftës civile që shpërtheu në vitin 2011. Grupi tha që rreth 30.000 njerëz ishin mbajtur në Saydnaya, prej të cilëve vetë 6000 ishin liruar. Amnesty International e emëroi burgun një “kasaphane njerëzore”, duke numëruar mijëra ekzekutime aty. Grupi i të drejtave me bazë në Londër tha se burgu ishte dizajnuar për të shfarosur të burgosur.

Tash të liruar, turma të ish të mbajturve ishin duke bredhur rrugëve të Damaskut, rreth 30km më tej. Edhe prej nga larg, ata ishin të dallueshëm nga shënjat e sprovave: gjymtuar nga torturat, të dobësuar nga sëmundjet dhe të tharë nga uria. Disa nuk mund të flisnin, madje as të tregonin emrat e tyre apo prej nga ishin. Të tjerë gurgullonin pa fjalë-të traumatizuar, thonin shoqëruesit e tyre, nga torturat që kishin vuajtur.

___________________________________________

Aktivisti Sirian vuajtja e të cilit u bë simbol i brutalitetit të Assad u gjend i vdekur në Burgun Saydnaya

Mazen al-Hamada kishte ikur për t’i treguar botës për torturat e regjimit të Assadit para së të kthehej prapë në Damask

©The Guardian

Ruth Michaelson

Publikuar me 10 dhjetor, 2024

Kur foli me ligjvënësit dhe në teatrot e ligjëratave rreth botës, fytyra e Mazen Hamada-s tregoi tregimin e torturës brutale të regjimit të Bashar al-Assad-it. Zbulimi i trupit të aktivistit sirian brenda burgut famëkeq Saydnaya në periferi të Damaskut, solli lajmin që ai nuk jetoi kurrë për ta parë rënien e tij (regjimit të Assad). Fytyra përndjekëse dhe sytë e mbytur të Hamada-s, lotët e tij përderisa ai përshkroi thellësinë e tmerreve që kishte përjetuar, e bënë atë simbol të krimeve që regjimi i Assad-it kreu ndaj atyre që ngritën zërin kundër tij. Hamada ishte arrestuar dhe torturuar së bashku me dhjetra mijëra njerëz pas kryengritjes së vitit 2011 kundër sundimit të Assad-it.

“Mazeni kishte duruar tortura aq mizore, aq të paimagjinueshme, sa ritregimet e tij bartnin pothuajse një peshë nga një botë tjetër. Kur ai fliste, ishte sikur po shikonte ngultas në fytyrë të vetë vdekjes, duke lutur Ëngjëllin e Vdekjes për vetëm edhe pak kohë” – shkroi shoku i Hamada-s, fotografi Sakir Khader. “Ai u bë një nga dëshmitarët më të rëndësishëm kundër regjimit të Assad-it”- tha ai.

Detajet e shkallës industriale të paraburgimit dhe objekteve të tortures të udhëhequra nga shteti sirian tani janë duke u shpërfaqur me rënien e Assad-it. Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (ang. SNHR) regjistroi 15.102 vdekje të shkaktuara nga tortura në burgjet e udhëhequra nga regjimi mes mars 2011 dhe korrik të këtij viti. Thotë poashtu 100.000 njerëz më shumë ishin të zhdukur dhe mendohej të ishin të arrestuar, dhe disa mund të gjenden tani pasi popullsia e burgjeve është liruar.Fadel Abdulghany, drejtori i SNHR-së që gjurmon njerëzit e zhdukur dhunshëm, shpërtheu në lot në televizion direkt këtë javë pasi tha që të gjithë 100.000 njerëz me gjasë kanë vdekur nën torturë në burgje. Hamada ishte liruar në vitin 2013 dhe i ishte dhënë azil në Holandë në vitin 2014, pas së cilës ai filloi turneun në kryeqytetet Perëndimore, duke e vënë publikun në lot, përderisa u tregonte vragat e tij dhe përshkruante çfarë kishte duruar në duart e autoriteteve siriane.Në dokumentarin Të Zhdukurit e Sirisë, ai qau para kamerës duke thënë: “Ligji do t’i mbaj ata në llogari. Nuk do ndalem derisa t’i dërgoj në gjyq dhe të marr drejtësi.” Por, shokët dhe përkrahësit e tij sugjeruan, Hamada u mbingarkua nga dështimi i botës për të reaguar. Sara Afshar, e cila drejtoi Të Zhdukurit e Sirisë, ndau një pikturë të tij duke pranuar një ovacion për dëshminë e tij. “Ai lëvizi njerëzit, dhe foli prapë e prapë përsëri. Pse bota nuk reagoi? Pse?” – pyeti ajo.

Pastaj, në një vendim që tmerroi dhe hutoi shokët e tij dhe përplasi komunitetin e të mërguarve disident, Hamada u zhduk në 2020-shin e hershëm pasi në dukje kishte vendosur të kthehet në Siri. Që dikush i cili kishte përjetuar më të keqen e dhomave të torturave të Sirisë do vendoste të kthehej dërgoi  shumë drejt besimit se ai ishte joshur nga elemente të regjimit të Assad-it për ta parandaluar që të fliste. “Assad bart fajin kryesor, por qeveria holandeze është bashkarisht përgjegjese për vdekjen e tij.”- tha Khader, i cili beson që sistemi holandez i azilit e kishte lënë në baltë shokun e tij. Autoritetet holandeze, pretendon ai, anashkaluan vuajtjen e Hamada-s dhe i prenë mbështetjën. “Ai e pa kthimin në Damask si opsionin e tij të vetëm.”- tha Khader.

Zhdukja e Hamada-s shpejt pas arritjes në Damask, solli indikacionet që ai prapë ishte arrestuar nga shteti. Shokët e tij, familja dhe përkrahësit mbanin shpresë që ai mund të gjindej i gjallë dhe të jetë në gjendje të ecte i lirë nga sistemi i përhapur i burgjeve së bashku me mijëra të tjerë. Por, zbulimi i trupit të tij tregoi që Hamada kishte vdekur në duart e atyre që njëherë u kishte ikur, në Saydnaya, i konsideruar si shembull për mizoritë e sistemit të burgjeve të Assad-it. Burgu është përshkruar nga Amnesty International si “kasaphane njerëzore”, një vend ku mijëra ishin torturuar, dhunuar seksualisht, dhe vrarë në ekzekutime të rregullta masive. Forcat rebele thanë që kishin gjetur 40 kufoma të grumbulluara në morgun e Saydnaya që tregonin shënja torture, me një imazh që çarkullonte online duke treguar Hamada-n mes tyre. Zbulimi i trupit të tij tregoi se ai me gjasë  ishte vrarë shkurtimisht para se të burgosurit të liroheshin nga kryengritësit. Khader përshkroi vuajten e shokut të tij si “agonia e paimagjinueshme e një njeriu i cili ishte ngritur nga vdekja për të luftuar përsëri, vetëm për tu dënuar me vdekje të ngadalshme në Perëndim”.

___________________________________________

Burgu më famëkeq i Sirisë, Saydnaya ishte një “kasaphane”, thonë ish të burgosurit

Tani që Dinastia Assad është rrëzuar, dhomat dhe birucat e torturave po zbulojnë sekretet e tyre

©South China Morning Post

Publikuar me 11 dhjetor, 2024 dhe përditësuar me 12 dhjetor, 2024

Asnjë ndërtesë në vendin e rrënuar nga lufta nuk simbolizon më shumë tmerrin e pastër të regjimit të familjes Assad se burgu Saydnaya-aq shumë sa ata adaptuan një pseudonim për të: kasaphane. Oficerët prej qeverisë tanimë të rrëzuar të Bashar al-Assad të kenë torturuar dhe vrarë në një “shkallë industriale”. Para Bashar-it, babai i tij Hafez al-Assad burgosi njerëz atje nën kushte të rrepta, thonë ish të burgosurit. Tani-pas ofensivës së shpejtë të kryengritësve të udhëhequr nga HTS-mijëra njerëz janë duke u liruar nga Saydnaya dhe janë duke transmetuar tmerret që ata kanë duruar. Punëtorët e mbrojtjes civile nga Helmetat e Bardha vlerësojnë 20-50.000 të burgosur ishin shpëtuar nga kompleksi i ndërtesave në verit të Damaskut brenda vetëm një dite. Deri 150.000 njerëz mund të kenë qënë të burgosur aty-shumë ende mungojnë.

Me lirimin, detaje të reja kanë ardhur në dritë rreth kushteve në Saydnaya, ku sipas Helmetave të Bardha 50-100 njerëz me gjasë ishin ekzekutuar brenda ditës dhe pastaj ishin djegur në furra. Për të afërmit, një kërkim në ethe fillon për shenja rreth të burgosurve ose të afërmve për të cilët nuk kanë dëgjuar prej vitesh, ose dekadash.

Mohammed Abel Asis, i cili erdhi në Damask nga Aleppo po kërkonte babain e tij në Saydnaya. Kur forcat e sigurisë e arrestuan atë në vitin 2000, Mohammed ishte 7 vjeçar. “Ne po kërkonim për një fije shprese,” tha ai-kot. Disa që u kthyen duarzbrazur nga burgu pastaj mbajtën funerale simbolike për të afërmit e tyre të cilët me gjasë kanë humbur përgjithmonë, bazuar në dëshmitarë të rastit. Të tjerë bredhin në lirinë e papritur si hije të vetëve të tyre nga e kaluara, ndonjëherë pas dekadash në burg.

Metodat e përdorura nga ushtria dhe oficerët e sigurisë duhet të kenë qënë aq brutale sa avokati dhe ish-kryeprokurori i UN David Crane, i cili vështron imazhet e torturave të Defektorit sirian “Caesar” (një informator i brendëshëm),  t’i krahasoj ato me sundimin Nazist. Në vitin 2014 ai foli për një “shkallë industriale vrasjesh”. Bazuar në Amnesty International, Saydnaya kishte në dhomë me 30 laqe (litarë për varje) për të varur të burgosurit, dhe bazuar në qeverinë e SHBA-së, një krematorium (furrë për djegje kufomash) pranë ndërtesës kryesore për djegje trupash. Udhëheqësi i Helmetave të Bardha Raid al-Saleh poashtu thotë që ai dhe ekipi i tij kishin zbuluar trupa në furra. Të burgosurit mund të kenë përjetuar vdekje të panumërta para se eventualisht të vdisnin në kompleks. Të mbijetuarit dhe ish-roje i treguan Amnesty International për një formë torture të quajtur “çilimi fluturues” dhe metoda “goma”, përmes së cilës viktimat detyroheshin të futën në një gomë veture, me kokë mes gjunjësh dhe pastaj rraheshin. Të burgosurit rraheshin dhe dhunoheshin, disa ranë në psikoza dhe vdiçën në çeli.

Që prej vitit 1970, ka pasur burgje në Siri në të cilat pjestarët e opozitës ishin zhdukur sikur në gropa të zeza. Qeveria Assad i kishte përshkruar akuzat si të “pabaza” dhe të rrejshme. Aktivistët e të drejtave të njeriut vlerësuan që mes 2011 dhe 2018 vetëm, më shumë se 30.000 të burgosur vetëm në Saydnaya ishin ekzekutuar ose kishin vdekur nga tortura, mohimi i kujdesit mjekësor ose uria.

Rrahjet dhe pozitat stresuese

©Amnesty International

Dulab

Dulab është një fjalë siriano-arabe që do të thotë gomë, dhe kjo pozitë në përgjithësi përfshinë viktimën që detyrohet të futet në një gomë veture nga prapa me kofshë me duar të lidhura prapa dhe koka dhe këmbët para. Pastaj personi rrihet. Bashkë burra dhe gra ish të burgosur kanë raportuar që janë torturuar në një mënyrë të tillë.

Shabeh

Përfshinë viktimën të mbajtur pezull nga kyçet e duarve, të cilët janë zakonisht të kapur nga një gremç ose mbi derë ose në gypat e metaltë të çelive, shpesh për orë të tëra. Duart e viktimës janë në pranga ose para ose pas tyre dhe këmbët prekin e nuk prekin në tokë. Në këso pozite viktimat rrahen ose i nënshtrohen shokut elektrik. Bashkë burra dhe gra të mbijetuar të intervistuar në këtë raport përshkruajnë t’i jenë nënshtruar torturës shabeh, shumica me duar të lidhura në pjesën e përparme të trupit.

Bisat al-rih (çilimi fluturues)

Çilimi fluturues i referohet një metode ku viktima është e lidhur me fytyrë lartë në një tavolinë paluese druri apo metali,duke paluar njërën pjesë mbi tjetrën dhe kështu duke e paluar viktimën me vetëvetën duke shkaktuar dhimbje të rënda në boshtin kurrizor. Viktima poshtu rrahet gjatë këtij procesi dhe i nënshtrohet shokut elektrik. 



Exit mobile version