Gjithçka ka një afat! Ja sa gjatë mund t’i mbani ushqimet në ngrirje

Shumica prej nesh mbajnë ushqime nga më të ndryshmet në ngrirje, për t’i gatuar më lehtë, por edhe që të mos prishen. Por a e keni menduar ndonjëherë sesa gjatë duhet të rrinë ushqimet në ngrirje, që të jenë akoma të shëndetshme.

Nëse jo, jua tregojmë ne më poshtë:

  • Supa dhe çomleku: 2-3 muaj
  • Proshuta e papërgatitur: 1 muaj
  • Bifteku i papjekur: 6-12 muaj
  • Mishi i viçit: 4 muaj
  • Pjesë pule e gatuar: 4 muaj
  • Pjesë pule e pagatuar: 9 muaj
  • Pula ose gjeli: 12 muaj
  • Peshku i gatuar: 4-6 muaj
  • Karkaleca të gatuar: 3 muaj
  • Akullorja: 2 muaj
  • Djathi: 6 muaj
  • Gjalpi: 6-9 muaj
  • Perimet: 8 muaj.

Dhe një këshillë: Përpara se t’i fusni ushqimin në frigorifer, kontrollojeni nëse nuk është prishur dhe para se ta nxirrni kontrollojeni.