Gjithçka gati për ceremoninë hapëse të LO “Parisi 2024”

Pak ditë pas “Euro 2024”, një ngjarje e madhe sportive, Lojërat Olimpike “Parisi 2024” nisin ditën e sotme.

Kjo ngjarje do të hapet me një festë të madhe, shfaqja e së cilës fillon në orën 19:30.

Me miliarda njerëz nga e gjithë bota do ta shikojnë këtë ngjarje në televizion, ndërsa një numër i madh prej tyre do ta përjetojnë nga afër hapjen zyrtare të Lojërat Olimpike.

Për herë të parë në histori të kësaj ngjarjeje, parakalimi i sportistëve nuk do të ndodhë në stadium, por përgjatë lumit Sena, që rrjedh nëpër kryeqytetin e Francës.

Afro 100 barka do të lundrojnë për gjashtë kilometra në lumin ku do të mbahen garat e notit në ujëra të hapura.

Këto barka do të transportojnë 8 mijë sportistë, të cilët do të përshëndeten nga rreth 325 mijë tifozë, përfshirë këtu edhe qindra drejtues të shteteve e qeverive.

Greqia sipas traditës i prinë paradës së sportistëve, ndërsa barka e dytë do të jetë me ekipin e refugjatëve, që përbëhet nga shtete të ndryshme. Ndërkohë, pjesa tjetër e barkave do të shfaqet në lumin Sena sipas alfabetit.

Si pasojë e luftës në Ukrainë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka përjashtuar Rusinë dhe Bjellorusinë nga Olimpiada, por disa sportistë të përzgjedhur prej ketyre shteteve janë lejuar të marrin pjesë në këtë ngjarje me flamur neutral.

Artistët e njohur si Snoop Dog, Celine Dion e Leday Gaga janë vetëm disa prej yjeve të pranishëm në këtë ngjarje, ndërsa 3 mijë vallëtarë do të performojnë në ceremoninë hapëse.

Kosova do të përfaqësohet me nëntë garues, prej tyre gjashtë me normë olimpike e tri të tjerë me ftesë të universalitetit.