Gjimshiti drejt Katarit

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka gjasa të largohet nga Serie A e Italisë për të vazhduar karrierën në Katar.

Mediumet italiane kanë raportuar se ekipi nga Katari, Al-Rayyan tashmë ka kontaktuar Atalantan në lidhje me transferimin e Gjimshitit gjatë kësaj vere.

Mësohet se klubet janë në negociata dhe Atalanta po e shqyrton seriozisht ofertën për mbrojtësin shqiptar dhe nuk përjashtohet mundësia që marrëveshja mes palëve të arrihet.

Oferta nuk është bërë publike por thuhet se Al-Rayyan po insiston për Gjimshitin, të cilët mësohet se i ka ofruar një kontratë të majme për t’u zhvendosur në Lindjen e Mesme.

31-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026 me Atalantan, ekip me të cilin triumfoi në Ligën e Evropës sezonin e shkuar.

Ai gjithashtu ka edhe 60 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë kurse në Itali bën karrierë prej vitit 2016. Krahas Atalantas, Gjimshiti ka luajtur edhe për Avellinon e Beneventon.