Një shkollë në Gjermaninë perëndimore e ka ndaluar përdorimin e sixhadeve dhe ritualeve të tjera tradicionale myslimane, duke thënë se ato janë “provokative” për nxënësit e tjerë. Ky veprim ka shkaktuar debat në lidhje me lirinë e fesë.
Gjimnazi Johannes Rau, në qytetin e Wuppertal, i dërgoi një letër stafit në muajin shkurt duke thënë se studentët myslimanë të cilët përdornin sixhadet, dhe që merrnin abdest në WC-të e shkollës, duhet të paralajmërohen për ndalimin e veprimeve të tilla.
Pas kritikave të forta, kur letra ishte postuar javën e kaluar në Facebook, autoritetet komunale thanë se formulimi i njoftimit ishte “për keqardhje” dhe shkolla kishte për qëllim vetëm të diskutoj së bashku me studentët një zgjidhje për faljen e namazit, raporton gazeta gjermane Bild.
Autoritetet thanë se shkolla megjithatë e kishte të lejuar me ligj për të ndaluar studentët që të luten në mënyrë të hapur në ambientet publike të shkollës.”
Sipas Deutsche Welle, letra thoshte: “Në javët e fundit është vënë re gjithnjë e më shumë se nxënësit myslimanë në ndërtesën e shkollës janë duke u falur në mënyrë të hapur dhe masive”.
Një zëdhënëse e këshillit të rrethit lokal tha për Deutche Welle se “ndalimi i namazit në ambiente publike dhe në mënyrë masive në shkollë ka për qëllim të promovojë bashkëjetesën paqësore dhe për të siguruar paqen në shkollë.” /MESAZHI/