Gjilani e fiton derbin, mposht Dritën

Gjilanit i ka takuar derbi i madh lokal i Anamoravës, që ka mundur Dritën me rezultat minimal 1:0.

Derbi i madh i Gjilanit i ka takuar skuadrës që mban këtë emër, që në një ndeshje jashtëzakonisht interesante ka mposhtur rivalët e Dritës me rezultat 1:0, në kuadër të javës së shtatë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.Fillimi i ndeshjes u takoi tifozëve që nga tribunat dhuruan spektakël me koreografitë e tyre.

Goli i vetëm i ndeshjes dhe i fitores për Gjilanin u shënua në minutën e 43’ të ndeshjes.

Ishte Wilber Perez që realizoi me kokë, për fitoren e Gjilanit, që tani me 13 pikë renditet në vendin e katërt.Në anën tjetër, Drita me 6 pikë zë vendin e dhjetë.