Gjiganti Kinez i makinave elektrike i afrohet Teslas

Këto rezultate e vendosin BYD në pozita mjaft të forta për tu shndërruar në një prodhues lider botëror i makinave elektrike. Ndërkaq Tesla raportoi një rënie me 5 përqind të shitjeve gjatë kësaj periudhe.

 

Prodhuesi lider Kinez i makinave elektrike, BYD, po i afrohet Teslas për nga shitjet sipas të dhënave të publikuara nga agjencia e lajmeve Reuters.

Kompania postoi rritje të shitjeve të makinave elektrike me 21 përqind gjatë tre mujorit të dytë të 2024. Në total kompania ka shitur 426,039 makina për periudhën Prill-Qershor, vetëm 12 mijë makina më pak sesa shiti Tesla për të njëjtën periudhë.

Këto rezultate e vendosin BYD në pozita mjaft të forta për tu shndërruar në një prodhues lider botëror i makinave elektrike. Ndërkaq Tesla raportoi një rënie me 5 përqind të shitjeve gjatë kësaj periudhe.

Kompania prodhoi 410,831 makina elektrike dhe dërgoi me sukses 443,956 gjatë tre mujorit të dytë. Prodhimi ra me 20 mijë makina elektrike krahasuar me tre mujorin e parë.

Ekzistojnë disa faktorë në rënien e shitjeve të Tesla por më i madhi është braktisja e modeleve me kosto të ulët në favor të robo taksive. Ndërkaq makinat elektrike të BYD janë shumë të lira dhe fillojnë nga 10 mijë dollarë me modelin e ri Seagull.

BYD është pjesë e strategjisë industriale të Kinës për të sfiduar prodhuesit Amerikanë të makinave elektrike. BYD po shndërrohet në një fenomen globale dhe makinat e saj buxhetore elektrike që prodhon janë mjaft cilësore. Kjo ka alarmuar rivalet e tjerë rajonal si Hyundai.