Gjiganti italian zbarkon në Shqipëri (Foto)

“Inter Akademi Albania” zbarkon edhe në Korçë. Ditët e fundit janë hedhur edhe themelet e një bashkëpunimi mes Skënderbeut dhe klubit milanez.

Ky është lajmi i madh që vjen nga kampi bardhekuq, në prag të ndeshjes me Dinamon e Zagrebit.

Burime për “Panorama Sport” bënë me dije se ky projekt madhor ka filluar të hidhet në letër dhe do vetëm pak kohë për t’u vënë në zbatim dhe puna të nisë normalisht. I gjithë bashkëpunimi qëndron në akademinë që ekipi i Interit do të hapë në Korçë dhe do shërbejë për të monitoruar nga afër zbulimin e talenteve.

Kjo është pika e parë e diskutimeve që u zhvilluan një ditë më parë mes përfaqësuesve të deleguar të klubit zikaltër dhe prezencës së kryebashkiakut Filo, ish zv/kryeministrit Peleshi dhe pjesëtarëve të klubit bardhekuq të Skënderbeut. Vizita e parë e përfaqësuesve të Interit në Korçë ka qenë pozitive, madje kanë mbetur të mahnitur nga qendra olimpike që po ndërtohet në Korçë dhe nga terrenet sportive atje.

giovanili-inter