Ballina Auto Gjigandi gjerman i automobilave, viktima e parë e Trumpit

Gjigandi gjerman i automobilave, viktima e parë e Trumpit

Kompania automobilistike gjermane Daimler ka hequr dorë nga zgjerimi i saj i planifikuar në Iran.

Vendimi u mor pas rinovimit të sanksioneve amerikane ndaj Teheranit dhe kërcënimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ndëshkuar kompanitë që bëjnë biznes me atë vend, transmeton KosovaPress.

Daimler pezulloi aktivitetet e saj “të kufizuara” në Iran për shkak të kufizimeve të tregtisë që tashmë kanë hyrë në fuqi, raporton agjencia Bloomberg.

Exit mobile version