Në muajin e lindjes së Muhammedit a. s. e intensifikojmë diskutimin lidhur me personalitetin e tij, jo sa per solemnitet e ceremoni, por për vetëdijesim për të ringjallur thesarin e trashëgimis së tij e ruajtur përmes sunetit të tij.
Ideologjitë tokësore i hyjnizojnë “profetët tokësor”. Tallen me neve për dogmatizim religjioz kur shfaqim dashuri ndaj zotëriut të profetëve qiellorë Muhammedit a. s.
Dogmatizmi tokësorë mund të përdoret për shpërlarje truri pa shqetësim, ndërsa besimi në të vërtetat qiellore kualifikohet obskurantist, përjashtues, ekskluzivist.
Emri Mihammed është i lavdëruari, sepse e lavdërojnë krijesat tokësore.
Është quajtur edhe Ahmed. Më i lavdëruari ngase e lavdërojnē edhe krijesat qiellore. Allahu na tregon se kush e lavdëron Muhamedin a.s.:
“Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” (Ahzab – 56)
Përpjekja e besimtarit është që së pari ta njoh, e pastaj ta gjej frymëzimin pejgamberik në vetet tona.
Ne duhet ta gjejme Muhamedin a. s. në veten tonë duke promovuar ate që ai e promovoi si vlerë. Muhammedi a. s. i ka dhënë emër dhe kuptim:
● adhurimit
● sinqeritetit
●korrektësisë
●guximit
●amnistisë
●tolerancës
●familjes
●pronës
●drejtesisë
●këshillimit
●barazisë etj. Nderi dhe lavdata më e madhe që mund t’i bëhet të dashurit të zemrave Muhamed Mustafas pikërisht është mobilizimi i jonë që ta gjejmë Muhammedin a.s në vetjet tona përmes këtyre vlerave. Pra këto mbeten platforma programatike që i shërbejnë besimtarit për ta gjetur Muhamedin a. s. në vetjet tona.
Ja një rast tipik i mesazhit profetik me kocepte univerzialiste. Dënimi i praktikave raciste dhe ekskluziviste të tjetrit. Ndryshe e njohur kërkim falja ndoshta më e madhe në histori.
Ebu Dherri r.a. në një rast e kishte ofenduar Bilalin r.a. duke i thënë: ” O i biri i zezakes, a edhe ty të erdhi radha t’më tregosh se kur gaboj unë”?! Pastaj ishte hidhëruar Bilali r.a. dhe ishte shkuar te Pejgamberi a.s. për tu ankuar para tij.
Kur Muhamedi a.s. i dëgjoi fjalët e tij, në fytyrën e tij u shfaqen shenjat e paknaqësisë, dhe i tha Ebu Dherrit: ” O Ebu Dherr, a e ofendove (në baza racore) duke përmendur nënën e tij, vërtetë qenke njeri qe ende posedon injorancë (cilësi nga e kaluara)”.
Pastaj Ebu Dherri r.a. u mërzit, i rrodhën lotët nga sytë dhe shkoi te Bilali r.a. dhe para tij shtriu kokën e vet për toke duke i thënë: “Vallahi o Bilal, nuk e ngriti kokën time nga toka derisa t’më shkelesh me këmbën tënde në fytyrën time, e të kuptohet se ti je i ndershmi, ndërsa unë i nënçmuari”.
Në atë rast, i’u afrua Bilali r.a. dhe në vend se ta shkelte në fytyrë e puthi në ball, dhe i tha: “Kurrë nuk e shkeli një fytyrë që i ka ra ne sexhde Zotit xh.sh.”, më pastaj u përqafuan dhe jetuan si vëllezër.
(Shkurtesa nga ligjërata e ditës së xhuma)
Hoxhë Nexhmedin Ademi