Gjesti fantastik i Sadio Mane, i dhuron fanellën djaloshit të topave

Sadio Mane ka bërë një rikthim të suksesshëm në formacionin titullar të Liverpool, në triumfin në Superkupën e Evropës kundër Chelsea të mërkurën.

Reprezentuesi nga senegalez, u përdorë vetëm si një zëvendësues nga Jurgen Klopp në fundjavë, në ndeshjen hapëse të Premierligës kundër Norwich.

Por, ai u rikthye te skuadra e parë për finalen kundër Chelsea, duke shënuar dy herë në ndeshjen që përfundoi 2:2.

Pas largimit nga fusha për t’i liruar vendin Divock Origit, kamerat kapën një moment të mirë kur 27 vjeçari ftoi një djalë, mbajtës së topave për t’i dhuruar fanellën.

Ky gjest i shkëlqyer, gëzoi pamasë fëmijën, që iu hodh në përqafim Manes./Lajmi.net/