Vendimmarrësit gjerman po debatojnë nëse do të lejojnë festimin e festave islame në nivel shtetëror në zonat ku jetojnë një numër i madh muslimanëve.
Diskutimet vijnë pasi ministri i brendshëm miratoi idenë më 10 tetor.
Thomas De Maiziere, anëtar i Bashkimit Kristian Demokratik (CDU), i cili fitoi zgjedhjet federale muajin e kaluar, bëri komentet e tij gjatë një tubimi të fushatës për zgjedhjet shtetërore në Saksoninë e Poshtme.
“Unë jam i gatshëm të flas për mundësinë e prezantimit të festave islame”, tha de Maiziere.
Sipas kushtetutës gjermane, të 16 shtetet mund të vendosin vetë për pushimin e festave fetare.
“Në zonat ku jeton shumë katolikë, ne kemi pushim për Ditën e Gjithë Shenjtorëve, dhe në zonat ku nuk jetojnë shumë katolikë nuk e festojmë atë. Pra, pse të mos mendojmë edhe për festat islame?” tha de Maiziere.
Festa e vetme sipas ligjit federal – që do të thotë që të gjitha shtetet duhet të shënojnë rastin – është Dita e Unitetit, gjatë së cilës festohet ribashkimi i Gjermanisë.
“Por në përgjithësi, festat tona janë të krishtera dhe kjo do të mbetet ashtu”, shtoi De Maiziere. /MESAZHI/