Në Berlin një grup njerëzish kanë pranuar vullnetarisht të përgjohen për gjashtë muaj. Ministri i Brendshëm gjerman, de Maizière është i kënaqur me rezultatet, ndërsa kritikët vënë duart në kokë.
Ministri i Brendshëm gjerman, de Maizière vizitoi të enjten (24.08) një nga stacionet më të mëdha të Berlinit, “Südkreuz”, ku të ftuar ishin edhe gazetarët. Në një stacion të tillë kalojnë mijëra vetë çdo ditë, ata ngjiten e zbresin në trena, që vijnë gati çdo minutë.
Por interesi i ministrit gjerman nuk kishte të bënte me kapacitetet e hekurudhës gjermane. Ai kërkonte të dinte se sa efektiv është projekti pilot “Identifikimi automatik i fytyrës”.
Kritikët si Paul Gerstenkorn nga shoqata “Digitalcourage” kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të projektit të filluar në fillim të gushtit për identifikimin e fytyrës që do të zgjasë gjashtë muaj.
Një punonjës i shpjegoi ministrit gjerman, se si funksionon teknika në dhomën e kontrollit në stacion. Por Paul Gerstenkorn ka nxjerrë rezultate të tjera nga projekti pilot. Sipas tij regjistrohen edhe shpejtësia dhe këndi i kamerës që kap personat e përgjuar.
Me ndihmën e smartphone ai arrin të përcaktojë shpejt se sa persona nga testi ndodhen në një rreze prej 20 metrash, në kohën që ministri de Maizière përgjigjet para gazetarëve.
Aftësitë e transponderit të identifkimit të fytyrës në projektin pilot shkojnë shumë larg edhe për të ngarkuarën federale për Mbrojtjen e të Dhënave, Andrea Voßhoff. Kjo sepse bëhet fjalë për një teknikë pasive dhe jo aktive, thotë ajo.
Ndryshe nga një “chip” pasiv, transponderi dërgon në mënyrë të vazhdueshme dhe kudo informata, të cilat mund t’i kapë çdokush në internet me një software që shkarkohet gratis.
Por për këtë policia federale nuk qenkërka informuar “në mënyrë të mjaftueshme”, ironizon Voßhoff. E ngarkuara federale kërkon pezullimin e projektit. Por ministri i Brendshëm, de Maizière nuk sheh ndonjë arsye për këtë.
Si mund të mbrohet një person testues
Edhe Reinhard Thieme nuk ka shqetësime. Në diskutim me kundërshtarët e projektit pilot, ai e quan të arsyeshme çdo lloj forme të përgjimit me kamera për arsye sigurie. Mësuesi i fizikës dhe matematikës pyet, nëse është çaktivizuar në smartphone funksioni i lokalizimit të vendndodhjes? “Çdo njeri duhet të fillojë njëherë nga vetja”, thotë ai.
Thomas de Maizière duhet të gëzohet për këtë mbështetje. “Me këtë teknikë nuk do të kërkohen hajdutë dyqanesh”, thotë ai, por terroristë, rrezikues, dhe kriminelë që kanë kryer krime të rënda./DW/
Pas katër javësh testimi në stacionin e Berlinit, ministri i Brendshëm gjerman flet për “një saktësi të habitshme”. Me këtë ai ka parasysh rezultatet e identifikimit të personave testues nga software, fotot e të cilëve janë memorizuar në kompjuterat e policisë.
Sipas të dhënave të policisë federale pamjet e pasagjerëve të tjerë të rastësishëm “shuhen menjëherë”.
Demonstrues me maska dhe paruke
Vendimi për futjen në përdorim të teknikës së identifikimit të fytyrës në të gjitha stacionet dhe hapësirat publike do të merret pas gjashtë muajsh.
Kundërshtarët e kësaj teknike ia bënë të qartë qëndrimin e tyre ministrit gjerman. Në kohën që ministri de Maizière informohej ata bënin ecejake nëpër stacion me maska, paruke apo duke mbajtur gazeta para fytyrës./Mesazhi/