Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermania pro vazhdimit të marrëveshjes Turqi-BE për refugjatët

Gjermania pro vazhdimit të marrëveshjes Turqi-BE për refugjatët

Ndihmë zëdhënësi i qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, ka thënë se respektimi dhe vazhdimi i marrëveshjes Turqi-Be për refugjatët, është në të mirën e të gjitha palëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për mediat të zhvilluar në Berlin, lidhur me një pyetje të një gazetari për deklaratat e Presidentit të Turqisë mbi hapjen e kufijve për refugjatët Demmer ka thënë: “Ne e shohim si një sukses të përbashkët marrëveshjen Turqi-BE. Vazhdimësia e kësaj marrëveshjeje është për të mirën e të gjitha palëve.”

Duke thënë se BE-ja qëndron prapa kësaj marrëveshjeje dhe se ka sjellë në vend të gjitha detyrat e saj deri më tani, Demmer në vijim ka shtuar: “Kërcënimet e të dyja palëve nuk ndihmojnë në këtë proces. Duhet të punojmë për largimin e vështirësive. Ashtu sikurse thashë pak më parë. Vazhdimësia e kësaj është në të mirën e të gjithëve.”

Ndërsa ndihmës zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sawsan Chebli, i cili ishte pjesë e kësaj konference për mediat, tha në lidhje me vendimin e Parlamentit Europian (PE) për Turqinë: “Është në të mirën tonë integrimi i Turqisë drejt BE-së. Ndërkohë është Turqia ajo që vendos nëse integrohet ose largohet. Mendoj që nuk do të jetë mirë largimi i saj.”

Exit mobile version