BERLIN- Një avion me 15 afganë, përpjekja për azil në Gjermani e të cilëve ishte refuzuar, mbërritën sot në Kabul, në kohën kur Berlini ka përshpejtuar dëbimin e azilkërkuesve, kërkesa e të cilëve për qëndrim në ekonominë më të madhe të Evropës kishte dështuar.
Deri tani, numri i afganëve që janë dëbuar nga Gjermania dhe që kanë mbërritur në Afganistan, ka arritur në 92.
”Në grupin e azilkërkuesve të refuzuar ishin një i pamartuar si edhe disa persona që kishin kryer krime në Gjermani”, njoftoi Ministria e Brendshme gjermane.