Gjermania pa qeveri, Martin Schulz: Nuk kemi marrë ende një vendim

Socialdemokratët gjermanë (SPD) nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar mbi bisedimet për një koalicion të ri të qeveritar me kristiandemokratët konservatorë të kancelares,  Angela Merkel (CDU), njoftoi lideri i SPD-së,  Martin Schulz.

“Ekzistojnë një sërë alternativash për të krijuar një qeveri”, deklaroi Schulz pas një takimi dhe bisedimeve me dyer të mbyllura dje me liderët e SPD-së, kancelaren Merkel dhe liderin e Unionit Kristiansocial (CSU), Horst Lorenz Seehofer.

“Ne nuk jemi nën presionin e kohës”, tha Schulz, duke shtuar se i kishte telefonuar Merkelit për t’u ankuar për burimet e informacioneve që partia e saj raporton në media duke pretenduar se SPD-ja ishte gati për bisedimet e koalicionit.